Flash

Guterres: Bashkëpunoni për ndryshimet klimatike ose njerëzimi do të zhduket

Lapsi.al 8 November 2022
Guterres: Bashkëpunoni për ndryshimet klimatike ose njerëzimi do

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se liderët botërorë duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave të ndryshimeve klimatike, ose njerëzimi do të përballet me zhdukjen. Guterres thirrjen e drejtoi me theks tek SHBA-ja dhe Kina, si dy nga shtetet ndotëse më të mëdha në botë.

Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”.

OKB-ja u bëri thirrje vendeve për arritjen e një marrëveshje solidariteti për klimën, që do të përfshinte mbështetjen e mjaftueshme financiare për vendet e varfra në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë efektet e ngrohjes globale.

Guterres përsëriti thirrjet për vendosjen e një takse ndaj fitimeve të mëdha të kompanive të prodhimit të naftës.

Ai kishte deklaruar edhe më herët se shtetet duhet t’i bëjnë prioritet ndryshimet klimatike, ose në të kundërtën bota do të përballet me katastrofë.

Më shumë se 120 liderë botërorë pritet të mbajnë fjalime në këtë konferencë, të njohur si COP27.

Liderët do të flasin në këtë konferencë të hënën dhe të martën, dhe pas largimit të tyre, delegacionet do të nisin negociatat se çfarë mund të bëhet. REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46