Flash

Festat e fundvitit, Rama njofton shpërblimin për pensionistët

Lapsi.al 8 November 2022
Festat e fundvitit, Rama njofton shpërblimin për pensionistët

Pensionistët shqiptarë do të përfitojnë në fund të dhjetorit shpërblim. Gjatë takimit me qytetarët në Kamëz, kryeministri Edi Rama deklaroi se pensionistët do të shpërblehen me 50 mijë lekë. Rama thotë se kjo shumë nuk është e madhe mirëpo është një lehtësim që do t'u japë një buzëqeshje në fund të vitit.

'Në vitin 2023 do të kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Kemi shumë më tepër buxhet për të mbrojtur njerëzit nga kjo goditje e tretë. Nuk është e lehtë për ta përballuar siç mund të ishte njëra apo tjetra. Ishte një lloj ndjesie që ja iku dhe kjo dhe do përmirëoheshin. Por ndodhi kjo. Duhet të fokusohemi tek mbrojtja e atyre që janë më të dobët. Prandaj kemi rritur dy herë pagën minimale këtë vit. Paga minimale do shkojë në 360 mijë lekë të vjetra, mbase dhe në 380 mijë lekë në fazën e dytë të vitit tjetër. Në fillim të dhjetorit do i japim një suport tjetër prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë por është një shumë që ata e kanë pasur dhe do e kenë sërish këtë vit. I lehtëson dhe i jep një buzëqeshje të fundvitit." deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI