Flash

Deklarata e sekretares angleze, presidenti Begaj: Gabim që na bullizojnë

Lapsi.al 8 November 2022
Deklarata e sekretares angleze, presidenti Begaj: Gabim që na

Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e bashkisë Kukës. Gjatë fjalës së mbajtur, Begaj është ndalur tek akuzat e sekretares së Brendshme të Britanisë. Ajo ka thënë se vendi po pushtohet nga emigrantët dhe pjesën më të madhe e zënë shqiptarët. Begaj ka shprehur edhe kërkesën e tij për një mikrokonsullatë angleze në Kukës që të bëhet e mundur marrja e vizave nga qytetarët e të shkojnë të punojnë përkohësisht punë sezonale në Angli.

Fjala e Begaj: 

“Nuk jam dakord me deklaratat e bëra nga Ministrja e Brendshme, nuk mund të anatemohen dhe te etiketohen si pushtues për faktin që shqiptarët jetojnë e punojnë kudo në botë, janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën duke punuar në mënyre normale, duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. Natyrisht ka edhe elementë anësorë të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin, si këto nuk janë vetëm shqiptarë.

I kam kërkuar qeverisë Britanike investimet e saj ti bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë. Rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise Angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jenë vetëm në kuadrin e këshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropoje, kërkesë tjetër e imja ka te bëjë me hapjen e një mikrokonsullate Angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkohshme për të punuar si punëtor sezonal”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI