Flash

Buxheti 2023, Berisha: Po çon drejt falimentit ekonominë shqiptare

Lapsi.al 8 November 2022
Buxheti 2023, Berisha: Po çon drejt falimentit ekonominë shqiptare

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, e cilësoi projektbuxhetin që do të diskutohet ditën e nesërme në parlament si ogurzi.

Berisha tha para deputetëve demokratë se ky buxhet çon një hap përpara falimentimin e ekonomisë shqiptare.

“Për çdo vend debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin, por për Shqipërinë kjo nuk ndodh, për dy arsye. Arsyeja e parë është se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet, pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së kanë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër, sepse prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur, por vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë, pasi vidhen fondet dhe shpërdorohen nga zyrtarët. Shqiptarët nga taksat e tyre shohin në vitin e nëntë pas nëntë buxheteve, shohin punë publike absolutisht më të pakëta se sa të një viti buxhetor. Por nëse shohin punë publike më të pakëta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët5, borxhi që qeveria mbledh për buxhetin, Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin e tmerrshëm që ju vendos shqiptarëve. Pas 20 vitesh çdo fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë me një borxh prej 21 mijë eurosh. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të borxhit publik, shënon një hap tjetër të falimentimit të Shqipërisë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI