Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Berisha: Afera e Portit të Durrësit, 10 herë më e madhe se e Inceneratorëve

Lapsi.al 8 November 2022
Berisha: Afera e Portit të Durrësit, 10 herë më e madhe se e

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në një takim sipërmarrësit, se afera e Portit të Durrësit në vendin tonë mund të jetë 10 herë më e madhe se ajo e Inceneratorëve.

Berisha deklaroi se qeveria bën kontrabandë nafte me cisterna dhe ua shet qytetarëve me çmim më të shtrenjtë.

“Nuk mund të kemi ne qëllim më të madh se suksesin tuaj. Energjia do kthehet në nivelet që ka qenë e 6 lekë kilovati. Kontributet shoqërore do përgjysmohen. Taksa mbi kapitalin nuk do ekzistojë. Tarifat absurde të qeveritarëve vendorë nuk do të mund të jenë kurë këto që janë. Këto janë vetëm disa aspekte por programin për një klimë miqësore ndaj biznesit do ta hartoni ju me ekspertët tanë. Ne jemi para evenimenteve të mëdha dhe një situate kritike. Jemi në përballje me këtë regjim që ka si qëllim largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, vjedhjen e tyre dhe varfërimin e tyre.

Kjo qeveri ka shndërruar administratën e vet në një kopsht dhe serë të nxehtë për hajdutët. Kualifikon hajdutë. Por si ndodh kjo. Kur kryeministri vendos të vjedhë me firmë për djegësa që nuk ekzistojnë kund. Kjo e djegësave nuk është afera më e madhe. Një aferë tjetër 10 herë më e madhe se kjo mund të jetë afera e Portit të Durrësit. Një kompani e lidhur me Kalicët e Beogradit. Prandaj nuk zbulohen. Kjo aferë e Durrësit shkon deri në 5 mld euro. Trualli mbi 1 mln euro katrorë. Dubai parajsa e Edi Ramës. Nuk kanë të ndalur këta në vjedhjen e pasurive publike. Çfarë subvencionesh keni marrë ju për çmimin e naftës. Asgjë.

Për energjinë? Asgjë. Ai u rrit për të vjedhur ju. Këtë vit është prodhuar 100% e gjithë energjia që konsumohet me tarifa të rregulluara në Republikën e Shqipërisë. 100%. Këta shesin energji tek agjentët e tyre me çmim qesharak dhe ku agjenti e shet jashtë me 4-5 fish çmimin dhe ndajnë paratë. Pse nafta është më e shtrenjta .Spese kontrabanda e naftës është 250 mijë ton minimumi. Kontrabandë pa qeverinë nuk bën dot askush. Me banane nuk vjen nafta. U vjen kokaina këtyre. Nafta vjen me cisterna, me anije. Kjo është e vërteta. Dhe transporti publik nuk subvencionohet asnjë qindarkë”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partis...

19:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI