Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arrestohet 50-vjeçari në Krujë, ushtronte dhunë në familje

Lapsi.al 8 November 2022
Arrestohet 50-vjeçari në Krujë, ushtronte dhunë në

Një 50 vjeçar është vënë në pranga për dhunë në familje dhe kanabis në Krujë. Shtetasit B.A., gjatë kontrollit që policia i ka ushtruar në banesë i është gjetur 2.4 kilogram lëndë narkotike kanabis.

Operacioni u zhvillua në bazë të një informacioni se ky shtetas ushtronte dhunë në familje.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Double”.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Krujës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.

Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Alarmi për bømbë në SPAK, reagon policia

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një in...

12:09

Alarm për bømbë në SPAK

Është ngritur alarmi për bombë në pranë Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion, pas një telefonate në Policinë e Shtetit. Forcat e rendit reaguan me deklaratë. ...

11:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI