Flash

Aksident në Gjirokastër/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona

Lapsi.al 8 November 2022
Aksident në Gjirokastër/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit,

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”. Mësohet se drejtuesi i mjetit K.K., 28 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë dy persona janë lënduar. Mësohet se është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, A. Xh., rreth 22 vjeçe. Ata u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI