Flash

Zbardhet dëshmia e gruas së radikalistit: Më ka dhunuar për 12 vite

Lapsi.al 7 November 2022
Zbardhet dëshmia e gruas së radikalistit: Më ka dhunuar për

Detaje të tjera nga dosja hetimore e radikalit të arrestuar në Tiranë janë zbuluar. 50-vjeçari Xherxh Laçi, i cili mbante familjen të ngujuar prej vitesh, është arrestuar nga policia. Në polici, bashkëshortja e 50-vjeçarit është shprehur se ai ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike. Ai ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme atë, por dhe fëmijët e mitur. Sipas saj, dhunën fizike bashkëshorti e ka ushtruar në prani të fëmijëve. Në këtë mënyrë, ai i ka krijuar shumë stres dhe frikë. Gruaja e Laçit kallëzon se bashkëshorti i saj paraqet rrezikshmëri të lartë. Ajo rrëfen se e ka parë para disa vitesh duke fshehur lëndë eksplozive dhe municion në një gropë në oborrin e shtëpisë.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për armëmbatje pasi mbante një automatik te koka e krevatit, madje ka bërë dhe dy vite burg. Gruaja ka thënë se ajo dhe fëmijët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Kjo pasi ai nuk i lejon të dalin jashtë mureve të shtëpisë, duke i mbajtur të mbyllur brenda. Së fundmi, sipas gruas, ka filluar të frekuentojë shumë xhaminë.

Lexo më shumë: Ngujoi për 6 vite familjen, zbardhet dëshmia e radikalistit: Doja t’i ruaja nga e keqja

Kanë qenë komshinjtë që lajmëruan policinë pasi dyshuan se Xherxh Laçi mund të kishte dhunuar familjarët. Pasi ka mbërritur policia, është mësuar se Laçi kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë. Ata jetonin në zonën e '5 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari ngujoi edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t'u falur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI