Flash

Twitter lançon abonimin për verifikimin e llogarisë

Lapsi.al 7 November 2022
Twitter lançon abonimin për verifikimin e llogarisë

Twitter ka lançuar një shërbim abonimi që i lejon përdoruesit të blejnë verifikimin për një tarifë mujore prej 7,99 dollarë.

Sistemi origjinal i verifikimit u krijua për të ndihmuar përdoruesit të identifikojnë përdoruesit  me ndikim në platformë, duke përfshirë figura qeveritare, argëtuese, gazetarë, marka dhe organizata.

Por ,në një përditësim për pajisjet Apple iOS , kompania zbuloi se çdo përdorues që "regjistrohet tani" në shërbimin e saj premium "Twitter Blue"  do të marrë një shenjë blu. Përditësimi tha se shërbimi do të ofrojë: “Fuqi për njerëzit.  Llogaria juaj do të marrë një shenjë blu, ashtu si të famshmit që ju tashmë ndiqni. Karakteristika të tjera të premtuara se do të jenë "së shpejti" përfshijnë gjysmën e numrit të reklamave, aftësinë për të postuar video më të gjata dhe renditjen prioritare.

Musk po planifikon të diversifikojë rrjedhat e të ardhurave të Twitter. Ai po kërkon të reduktojë në mënyrë drastike kostot në kompani.Firma filloi shkurtimet e gjera të stafit në të gjithë botën , me sugjerime se gjysma e më shumë se 7,500 stafit të saj mund të hiqen.

Bashkëthemeluesi i platformës Jack Dorsey i kërkoi falje stafit duke thënë se ai "zotëron përgjegjësinë" për pushimet masive nga puna. “Unë kam përgjegjësinë përse të gjithë janë në këtë situatë. E rrita madhësinë e kompanisë shumë shpejt. Kërkoj falje për këtë.“Unë jam mirënjohës dhe i dua të gjithë ata që kanë punuar në Twitter. Nuk  pres që ju të ndjeni të njëjtën gjë në këtë moment. Ju kuptoj"./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/07/mark-ruffalo-kunder-elon-musk-hiq-dore-nga-twitter/

Të këshilluara

Elon Musk kërkon rikthimin e 'Vine'

Elon Musk dëshiron të rikthejë, 'Vine'. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, ra...

13:15

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë. Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë pr...

11:42

Bie Instagram, pezullon disa llogari

Instagram ka ndaluar së funksionuari. Përdoruesit nuk mund të hynin në internet dhe në vend të kësaj panë një mesazh që tregonte se llogaria e tyre ishte pez...

15:51

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë. Ve...

12:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI