Flash

“Të burgosurit" e babait/ Çfarë thanë në polici gruaja dhe fëmijët e Gjergj Laçit

Lapsi.al 7 November 2022
“Të burgosurit" e babait/ Çfarë thanë në

Kishin kaluar vite që kur nuk e kishin kaluar pragun e shtëpisë gruaja dhe dy djemtë e Gjergj Laçit, njëri 17 dhe më tjetri 15 vjeç.

Imagjinata e ka të vështirë ta rrokë jetën mes katër mureve, pa energji elektrike dhe shpesh pa ushqim. Të tre ushqeheshin me atë çfarë ua vendosnin pranë derës, të afërmit apo fqinjët.

“Jetojnë në kushte të tmerrshme ekonomike, pasi asnjeri prej tyre nuk punon dhe prej një viti janë pa energji në banesë, pasi iu janë prerë dritat si pasojë e mospageses” shkruhet në dosjen e policisë.

Laçi u arrestua nga policia, pas dyshimeve se ka probleme psiqike. Mbetet për t’u qartësuar nëse do të dënohet me burg apo do të izolohet në spitalin psikiatrik. Paraprakisht ndaj tij është ngritur akuza për “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Gruaja që u gjet brenda në shtëpi

“Ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhune fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur. Së fundmi i ka mbajtur të gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar të mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke i krijuar shumë stres dhe frikë. Ata qëndrojnë gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejon të dalin jashtë, ndërsa vetë E. nuk e lejon të dalë as deri tek oborri i shtëpisë private. E kallëzon se bashkëshorti i saj e ka ushtruar dhunën fizike dhe psikologjike, pasi ai paraqet rrezikshmëri të lartë për të, pasi e ka parë para disa vitesh duke fshehur lëndë eksplozive dhe municion në një gropë në oborrin e shtëpisë. Me parë ai ka qenë i dënuar për armëmbajtje pasi mbante një armë automatik tek koka e krevatit rreth vitit 2013, madie ka bërë edhe dy vite burg".

Dëshmia e djalit 15-vjeçar

"Ka deklaruar se prej 3 vitesh babai i tij, nuk ka lejuar të dalë asnjeri nga shtepia ku banonin, atë së bashku me vëllain e mitur dhe mamanë e tij. Babai i tij nuk i ka lejuar të dalin fare nga shtëpia, duke i kërcënuar se "ai e di më mire, se të tierët duan t’i vrasin, ndërsa ai ka fituar". Që pas kthimit të Gjergjit nga Italia, ai prej 20 vitesh nuk ka punuar më dhe së fundmi ka filluar të ushtrojë më shpesh fenë muslimane. Atë e ka praktikuar më shpesh 4 muajt e fundit, ku shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë, ndërsa prej javësh e ka shkëputur, nuk ka shkuar më. Asnjeri prej prindërve të tij nuk punon, ai është shumë i dhunshëm ndaj mamasë, kundrejt të cilës ka ushtruar shpesh dhunë në sy të tyre, duke e goditur me shkop, me shuplaka, me grushta. Mamaja i ka treguar se i ka vënë edhe thikën në fyt. Për sa i përket jetesës, ai nuk i lejon të dalin nga shtëpia pasi i kërcënon. Ata jetojnë brenda 4 mureve pa energji elektrike, pasi ia kanë ndërprerë. Ushqehen vetëm kur i dërgon ushqim dhe ua lënë tek dera familjarët si xhaxha Aliu nga Dibra, gjyshi ose daja i tij. Ai dhe vëllai i tij janë në gjendje shumë të rënduar psikologike, pasi kohët e fundit nuk merrin as mundimin për t'i kërkuar më të dilnin, sepse nuk i lejonte. Në dijeninë e tij, babai mbante thika në shtëpi, e herë pas here kur vinte rrotull nëpër shtëpi i mbante te varura në brez. Endrra e tij më e madhe është t’i rikthehet jetës normale e të shkojë në shkollë".

Dëshmia e djalit 17-vjeçar

"Ka deklaruar se që nga periudha Tetor 2021, babai i tyre nuk i lejon më të dalin fare nga shtëpia. Jetojnë në një banesë private pa energji elektrike prej një viti. Asnjeri prej prindërve nuk punon. Ushqehen vetëm kur i sjellin familjarët ushqime që i lënë tek dera e banesës. Babai i tij është shumë i dhunshëm ndaj mamit. Kur ajo i kthehet, ai fillon të ushtrojë dhunë fizike ndaj saj, në praninë e tyre. Më parë, kur kanë qenë më të vegjël i ka dhunuar edhe ata.

I vetmi person që ka dalë pak herë nga shtëpia ka qenë A, kur shkonte karikonte fshehurazi nië telefon që i kishin dhënë familjarët. Ai ndjehet shumë i frikësuar, pasi babai sillej rrotull nëpër shtëpi duke mbajtur thika varur në brez. Ai ushtronte fenë muslimane së fundmi dhe shkonte në xhami prej 4 muajsh. Ai nuk i lejonte të dilnin fare nga shtëpia "sepse ai e di me mire, sepse ai ka fituar". Gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar dhe ëndrra e tij është t'i kthehet jetës normale, të shkojë në shkollë dhe të bëjë një kurs futbolli"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI