Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Survejimi te ambasada kineze në Tiranë, hakerat vijojnë publikimet: Prisni për një bombë!

Lapsi.al 7 November 2022
Survejimi te ambasada kineze në Tiranë, hakerat vijojnë

Hakerat e grupit të mbiquajtur "Homeland Justice", që sulmuan Shqipërinë, kanë nxjerrë video nga survejimet e Shërbimit Informativ Shqiptar. Video tregon survejimin e një ambasade të huaj në Tiranë.  Ata e kanë shoqëruar videon me një mesazh "Prisni për një bombë!" Nga pamjet duket se survejimi është pranë ambasadës kineze në Tiranë.

Publikimi i fundit tregon se hakerat kanë arritur të marrin informacion sensitiv dhe mjaft të dëmshëm për SHISH dhe shtetin shqiptar.

Disa ditë më parë, hakerat publikuan listën e emrave të punonjësve të SHISH dhe pozicionet e tyre të punës, duke dekonspiruar kështu edhe agjentë të zbulimit dhe kundërzbulimit. Kryeministri Rama ka mohuar kategorikisht që hakerat të kenë marrë informacione të dëmshme, por publikimet e vazhdueshme të hakerave tregojnë se qeveria nuk po tregon të vërtetën.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI