Flash

Shisnin kokainë, në pranga dy të rinj në Mat

Lapsi.al 7 November 2022
Shisnin kokainë, në pranga dy të rinj në Mat

Dy të rinj kanë rënë në prangta e policisë, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu në Mat bëjnë me dije se policia ka sekuestruar dhjetëra doza lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Të arrestuarit janë shtetasit A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel.

Njoftimi i policisë

Mat / Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Xibri”.

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që e ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza, në qytetet e Burrelit dhe Klosit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, të koduar “Xibri”.

Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor “Rruga e Arbrit”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka rënë 'pre' një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qem...

09:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI