Flash

Sezoni i dytë i Big Brother Vip, çfarë detajesh zbulon Arbana

Lapsi.al 7 November 2022
Sezoni i dytë i Big Brother Vip, çfarë detajesh zbulon Arbana

Moderatorja Arbana Osmani ka realizuar si rrallë herë një intervistë, ku ka folur rreth “Big Brother Vip 1” dhe nisjen e “Big Brother Vip 2”.

Sa i përket sezonit të dytë moderatorja u shpreh se do të nisë shumë shpejt, por nuk dha një datë ose një muaj për fillimin e programit.

“Nuk kam ndaluar së punuari për BBV2. Jemi gati në prag, jemi afër, më farë nga sa e mendoni. Edhe Edi është shumë gati, tani po jeton një moment shumë të bukur sepse tani ka dalë filmi i tij”- u shpreh Arbana.

Sa i përket sezonit të parë të “Big Brother Vip” dhe suksesit që pati, moderatorja nisi që nga propozimi që mori për këtë projekt, dhe listoi komponentët që i dhanë sukses.

Arbana tha:

“Kur më kanë propozuar që ta realizoja këtë “Big Brother”, si drejtuese projekti jo vetëm si moderatore por edhe si autore, të isha koka e një stafi prej dhjetëra personash, kur më thanë që do jetë producente Lori, pranova menjëherë.

Ajo çfarë e ka bërë të suksesshëm “BBV”Ka qenë një kast shumë i mirë, personazhe ndoshta jo shumë të njohur por që kanë dhënë energji të mirë. Ka qenë dëshira për të mos i shfrytëzuar personazhet, por për të nxjerrë më të mirën nga ata, duke i ruajtur shumë prej tyre dhe duke u përpjekur të transmetojmë mesazhe pozitive dhe të realizojmë disa ëndrrat e tyre

Iliri dhe Donaldi kanë qenë çelësi, marrëdhënia e tyre dhe një dëshirë e një kuriozitet i madh që publiku kishte për të parë se çfarë do të ndodhë me ta.

Jemi kujdesur për çdo banor që të marrë vëmendjen e duhur, dhe të sjellim më të mirat e tyre te publiku. Nuk kam ndaluar së punuar për BBV2”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare. “Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpi...

13:45

Shakira dhe Pique zgjidhin mosmarrëveshjet

Gerard Pique dhe Shakira mund të kenë arritur një marrëveshje për të zgjidhur debatet e tyre të vazhdueshme që nga ndarja. Sipas revistës Vanitatis, pas një ...

11:38

Johnny Depp i jep fund lidhjes me avokaten

Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër The Sun në 2018. Lajmi u konfirm...

10:16

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI