Flash

Primaret e PD, një mjek shpall kandidaturën për Korçën

Lapsi.al 7 November 2022
Primaret e PD, një mjek shpall kandidaturën për

Konfirmohet kandidati i parë për primaret e Partisë Demokratike në Korçë. Mjeku Gjergji Gjata ka shpallur kandidaturën për në primaret e Partisë Demokratike për të qenë ai kandidati i opozitës në zgjedhjet vendore.

"Te nderuar miq dhe dashamirës, Demokratë dhe demokrate!Nisur nga kërkesa e vazhdueshme e shumë prej jush, por edhe ndjeshmërisë njerëzore dhe qytetare, për ti shërbyer njerëzve dhe qytetit në një dimension tjetër, kam vendosur të shpall kandidaturen time në primaret që zhvillohen nga koalicioni opozitar për kryetar Bashkie të qytetit tonë.

Është momenti që gjithsecili prej nesh të japë kontributin e tij në shërbim të vendit tonë, për të ndaluar regresin, largimin masiv të shqiptarëve shkaktuar nga keq-qeverisja si në nivel qëndror ashtu dhe atë lokal.Të gjithë së bashku ne duhet të kthejmë shpresën për qytetarët tanë.Ju faleminderit për mbështetjen!"

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI