Flash

Peskov i drejtohet Perëndimit: Jemi të hapur për bisedime me Kievin, por jo tani

Lapsi.al 7 November 2022
Peskov i drejtohet Perëndimit: Jemi të hapur për bisedime me

“Ne jemi të hapur për bisedime, por jo tani, në kohën e duhur,” kjo është përgjigja e Kremlinit pas thirrjeve të Perëndimit për përfshirjen e Kievit në negociatat e paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi në mënyrë specifike se Rusia është e hapur për dialog me Ukrainën, por jo në këtë moment.

“Ne kemi theksuar vazhdimisht se pala ruse mbetet e hapur për arritjen e qëllimeve të saj përmes bisedimeve ,” tha Peskov.

“Ne e kemi bërë gjithashtu të qartë se nuk shohim një mundësi për dialog në këtë moment ,” përfundoi ai.

Ndërsa Rusia po përshkallëzon sulmet e saj, Perëndimi po i bën thirrje  Ukrainës që të përfshihet në bisedimet e paqes. Pasi SHBA-ja  inkurajoi Ukrainën që të tregonte se ishte e hapur për negociata, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se i takon Kievit të vendosë se kur do të zhvillojë bisedimet me Rusinë.

Gazeta Washington Post shkroi pak orë më parë se refuzimi i Zelenskyt për të biseduar me Putinin ka krijuar shqetësim në vendet europiane dhe SHBA po i bën thirrje Kievit të tregojë fleksibilitet për të mos humbur mbështetësit e tij.

Zelensky nënshkroi një dekret më 4 tetor duke e quajtur zyrtarisht perspektivën e çdo bisedimi me Putinin “të pamundur”, por duke e lënë të hapur derën për bisedime me Rusinë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46