Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

PD shtyn afatin për Primaret

Lapsi.al 7 November 2022
PD shtyn afatin për Primaret

PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish.

Në një njoftim të selisë blu thuhet se degët kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

“Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022” - thuhet në njoftim.

Nga ky vendim përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Në njoftim thuhet se Kryesitë e Degëve duhet të marrin masa për përcjelljen e këtij vendimi. Më herët u njoftua i mbyllur afati për primaret e Tiranës.

Në garë për kryeqytetin do të jenë 7 kandidatë. Ata janë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi. Kandidaturat pritet t’i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje kryesisë në ditët në vijim. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Primaret në PD/ Dalin afatet e shpalljes së kandidaturave

Berisha: Primaret, ndryshim epokal

Alfred Rrushaj heq dorë nga mandati deputetit, emri që e pason në Kuvend

Të këshilluara

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Situata në Kosovë është e ndezur sërish. Vendimi i serbëve për të lënë institucionet në polici, pushtetin lokal, qeveri dhe parlament e ka kthyer edhe një herë ...

20:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI