Flash

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lapsi.al 7 November 2022
Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Sipas MeteoAlb, më të dukshme kthjellimet do të jenë gjatë paradites në ultësirën perëndimore.

Vranësirat pritet të theksohen në orët vijuese. Në zonat malore do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë dhe në mesditë. Ato do të luhaten në vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior –veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës në pjesën më të madhe do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24-orëshit. Do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pasdites në zonat perëndimore. Ato do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Ato do të jenë më të dukshme në zonat perëndimore. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat përkohësisht të theksohen në MV, duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zona të izoluara.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të jetë nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës. Po ashtu, veriu i kontinentit dhe brigjet e Egjeut do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa qendra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI