Flash

OKB i kërkon nga Elon Musk që t’i respektojë të drejtat e njeriut në Twitter

Lapsi.al 7 November 2022
OKB i kërkon nga Elon Musk që t’i respektojë të

Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, Volker Turk, i ka shkruar një letër të hapur Elon Muskut, duke i bërë thirrje të sigurojë që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të menaxhimit të Twitter-it.

“Twitter është pjesë e revolucionit global dhe ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë. Por, iu shkruaj me shqetësim dhe frikë lidhur me sferën publike dhe rolin e Twitterit në të”, tha Turk.

Kjo letër pasoi njoftimin e Muskut për largime masive nga puna në Twitter, përfshirë edhe të gjithë stafin e drejtave të njeriut, përveç dy pjesëtarëve të ekipit etik të inteligjencës artificiale.

Ky nuk “është një fillim inkurajues”, tha Turk.

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu platformën sociale Twitter në fund të tetorit, në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.

Ai ka thënë se dëshiron që Twitter të ketë më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të./rel/

Të këshilluara

“Angela Merkel shpenzon shumë”

Angela Merkel u vu në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen asaj si ish-Kanc...

11:07

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46