Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Më goditi pa mëshirë në kokë", zbardhet dëshmia e 20-vjeçares që i shpëtoi përdhunimit të shqiptarit në Greqi

Lapsi.al 7 November 2022
"Më goditi pa mëshirë në kokë", zbardhet

Zbardhet dëshmia e 20-vjeçares greke, e cila i shpëtoi një tentative përdhunimi nga një 40 vjeçar shqiptar mbrëmjen e të shtunës në Nice, ndërsa kthehej nga një festë. Siç thotë ajo, ngjarja ka ndodhur tre minuta larg shtëpisë së saj, ku autori e ka rrahur pa mëshirë për ta përdhunuar.

“Sulmi ndodhi tre minuta larg shtëpisë sime. Unë qëndrova nën një ballkon derisa shiu të pushonte dhe ai ishte fshehur. E pashë, kishte shumë plagë në fytyrë, kishim të njohur të përbashkët dhe dija disa gjëra për këtë njeri. Mënyra se si ai po më shikonte më trembi. E kuptova se kush ishte dhe u tremba shumë”, thotë ajo për protothema.gr.

“Kur nisa të largohesha, nuk e kuptova se kur erdhi nga pas, por papritmas ndjeva një dorë që më mbylli gojën dhe hundën dhe filluam të përlesheshim. Një grua dëgjoi britmat e mia, unë bërtita "ndihmë" ndërsa ai më godiste në kokë. Më kujtohet kur ai pushoi së godituri, unë vrapova pavarësisht goditjeve në fytyrë. Koka më është fryrë, syri, vetulla më janë fryrë të gjitha”, vazhdon ajo.

40-vjeçari shqiptar u arrestua në orët e para të së dielës, 6 nëntor. Ai akuzohet për tentativë për përdhunim dhe rrahje brutale të 20-vjeçares.

Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Mediat greke raportojnë se 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

Para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy gratë që kanë bërë denoncimin, u kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk ka mundur ta identifikojë si sulmuesin e mundshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI