Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Marinsat rusë ngrenë krye: Po na bëni “mish për top” (VIDEO)

Lapsi.al 7 November 2022
Marinsat rusë ngrenë krye: Po na bëni “mish për

Marinsat rusë që ankohen për gjeneralët e tyre. Ata thonë se ata janë “të paaftë” dhe po i trajtojnë si “mish për top”. Kjo pasi njësia e tyre pësoi një humbje shkatërruese.

300 burra u vranë ose u plagosën në 4 ditë luftime të rënda në Ukrainën lindore. Marinsat janë nga Brigada e 155-të e Këmbësorisë Detare të Rusisë. Ata i shkruan një letër të ashpër guvernatorit të tyre rajonal. Aty pretendonin se kishin humbur 300 ushtarakë në një masakër në Pavlivka falë planeve të gabuara të gjeneralëve Rustam Muradov dhe Zurab Akhmedov.

Ushtarët pretendojnë se komandantët rusë "po fshihnin" kaosin në rajonin e Donetsk dhe "ulnin numrin e humbjeve nga frika se mos bëheshin përgjegjës". Marinsat kërkuan në letrën e tyre që Vladimir Putinit t'i rrëfehet personalisht masakra dhe se ai duhet të krijojë një komision të pavarur ushtarak.

Letra vjen pasi pamjet tregojnë mijëra ushtarë rusë të mobilizuar që organizojnë një rebelim të jashtëzakonshëm kundër gjeneralit të tyre për dërgimin e tyre në vijën e parë me mungesë furnizimesh dhe pajisjesh.

Gjeneral-major Kirill Kulakov, 53 vjeç, u përball me thirrjet "ik nga këtu", "turp për ty" dhe "poshtë regjimi i Putinit". Mijëra burra të mobilizuar iu bashkuan një proteste në bazën e tyre të stërvitjes në qytetin e Kazanit, në jugperëndim të Rusisë. Një natë më parë atyre iu tha se do të dërgoheshin në vijën e frontit.

Ushtarët që kryesuan rebelimin u thanë eprorëve se nuk mund të luftonin sepse kishin duruar javë të tëra mungesë uji dhe racione të pakta ushqimi. Tani ata do të dërgoheshin në betejë me “mitralozat e ndryshkur të viteve 1970”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimin e Turqisë në vendin tonë. Ai thotë se ishte Erdogani që ka ndikuar në vendime të rëndësishm...

23:03

PD shtyn afatin për Primaret

PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish. Në një njoftim të selisë blu thuhet se degë...

21:12

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Situata në Kosovë është e ndezur sërish. Vendimi i serbëve për të lënë institucionet në polici, pushtetin lokal, qeveri dhe parlament e ka kthyer edhe një herë ...

20:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI