Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kurti: Tensioni jo nga targat, por nga kundërshtimi serb i nismës franko-gjermane

Lapsi.al 7 November 2022
Kurti: Tensioni jo nga targat, por nga kundërshtimi serb i nismës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot në një konferencë për mediat, pasi situatë së krijuar në veri të vendit.

Ndër të tjera ai tha se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për situatën e fundit në veri të vendit, janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiçit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut”, ka theksuar Kurti.

Lexo më tej: Vuçiç: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetje 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI