Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Korrupsion erøtik për ambasadorët/ Berisha sqaron deklaratën

Lapsi.al 7 November 2022
Korrupsion erøtik për ambasadorët/ Berisha sqaron

Kreu i Partisë Demokratike, ka sqaruar deklaratën e disa ditëve më parë për “korrupsion erøtik” të ambasadorëve. Berisha tha se u është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë. Berisha nuk përmendi emra. Por, tha se janë pikërisht ata që janë kanë sulmuar opozitën dhe kanë dalë në krah të Edi Ramës.

“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre. Dihet ajo. Kjo është e vërtet 100% se nëse ti sulmon opozitën ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe qeverinë” – tha Berisha në një intervistë në Vizion+.

Gjatë intervistës, Berisha ka sulmuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se vetëm ambasadorja Kim po bën sjellje të papranueshme.

“Vetëm ajo i lejon vetes të sillet në mënyrën më të papranueshme. Unë i kam bërë thirrje edhe Presidentit edhe Departamentit të Shtetit Amerikan të mos lejojnë një gjë të tillë. Kush ka të drejtë të kalojë nga një mbledhje në mbledhje tjetër në Gjykata e Prokurori?” – tha Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Berisha: Këtu ka korrupsion erotik të ambasadorëve

Të këshilluara

Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimin e Turqisë në vendin tonë. Ai thotë se ishte Erdogani që ka ndikuar në vendime të rëndësishm...

23:03

PD shtyn afatin për Primaret

PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish. Në një njoftim të selisë blu thuhet se degë...

21:12

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Situata në Kosovë është e ndezur sërish. Vendimi i serbëve për të lënë institucionet në polici, pushtetin lokal, qeveri dhe parlament e ka kthyer edhe një herë ...

20:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI