Flash

Kim Kardashian "bën paqe" me Kanye West

Lapsi.al 7 November 2022
Kim Kardashian "bën paqe" me Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po flasin sërish. Ata u panë duke biseduar në lojën e futbollit të djalit të tyre Saint, të mbajtur në stadiumin SoFi.

Fotot e marra nga TMZ tregojnë ish-çiftin duke biseduar mënjanë. Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Page Six zbuloi se dyshja po komunikonin vetëm përmes asistentëve të tyre.

Burime pranë çiftit treguan se West kishte kaluar kufirin me nënën e katër fëmijëve të tij, pasi kishte veshur një bluzë "White Lives Matter"  “Ata kanë pasur zero komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani është i koordinuar përmes asistentëve,” u shpreh burimi i brendshëm.

“Ajo është e lodhur nga  teoritë e tij konspirative ”. Themeluesja e Skims madje dënoi publikisht "gjuhën e urrejtjes" të ish-it të saj muajin e kaluar, duke shkruar në mediat sociale, "Unë qëndroj së bashku me komunitetin hebre. I bëj thirrje dhunës së tmerrshme. Urrejtjes ndaj tyre që të marr fund  menjëherë".

Kim dhe reperi ishin të martuar për shtatë vjet, përpara se ajo të bënte kërkesën për divorc në vitin 2021. Një burim i dytë shtoi, "Në të kaluarën, kur Kanye do të  shkatërronte gjithçka në rrugën e tij, Kim do të ishtee vetmja që mund ta bënte atë të dilte nga gjendja e tij e errët mendore.” Megjithatë,  Kardashian ndjeu se "ishte më mirë t'i jepte fund martesës kur kuptoi se nuk mund të ndihmonte më dikë që nuk donte të ndihmohej"./Lapsi.al

   

Të këshilluara

Eminem futet në Rock & Roll Hall of Fame

Eminem u fut së fundmi në Rock & Roll Hall of Fame. Reperi, u përfshi nga mentori i tij Dr. Dre - përpara se të shpjegonte pse nuk duhej të ishte atje. “...

12:12

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare. “Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpi...

13:45

Shakira dhe Pique zgjidhin mosmarrëveshjet

Gerard Pique dhe Shakira mund të kenë arritur një marrëveshje për të zgjidhur debatet e tyre të vazhdueshme që nga ndarja. Sipas revistës Vanitatis, pas një ...

11:38

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI