Flash

I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i pajetë shqiptari në Greqi

Lapsi.al 7 November 2022
I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i pajetë shqiptari në Greqi

Shqiptari Ylli Mera i zhdukur prej 5 ditësh në Greqi është gjetur i vdekur.

Ai humbi gjurmët mesditën e 1 nëntorit në zonën e Arethousa, Selanik.

Mediet greke bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur në një zonë pyjore të Arethousa-s, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru.

Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur për vdekje gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.

Më pas ai pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin 51-vjeçarit për të shmangur zbulimin.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI