Flash

I akuzuar për korrupsion, votuesit largojnë kryetarin e Frankfurtit

Lapsi.al 7 November 2022
I akuzuar për korrupsion, votuesit largojnë kryetarin e Frankfurtit

Votuesit në Frankfurt kanë larguar kryetarin e qytetit, i cili po përballet me një gjykim për korrupsion.

Autoritetet thanë se 95.1 për qind e pjesëmarrësve në referendumin e së dielës votuan pro largimit të Peter Feldmannit, anëtar i partisë së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Partisë Socialdemokrate.

Feldmann kishte qenë kryetar i Frankfrutit – qendrës kryesore financiare gjermane – për dhjetë vjet.

Prokurorët në Frankfurt në mars ngritën aktakuzë ndaj Feldmannit për korrupsion. Ata pretendojnë se partneri i tij kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Feldmannit për zgjedhjet e vitit 2018. Prokurorët kanë argumentuar se ai kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.

Feldmann, 64 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje. Gjykimi ndaj tij ka nisur muajin e kaluar.

Ai ka refuzuar thirrjet që të japë dorëheqje në muajt e fundit. Dorëheqjen ia ka kërkuar edhe partia e tij. Ai tha se do të dorëhiqej në janar dhe këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit. Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas u organizua referendumi për largimin e tij.

Mandati i tij në krye të Frankfurtit përfundon të premten. Zëvendësi i tij, Nargess Eskandari-Gruenberg, nga Partia e Gjelbër, do të marrë postin e kryetarit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Frankfurt duhet të mbahen brenda katër muajve.

Të këshilluara

“Angela Merkel shpenzon shumë”

Angela Merkel u vu në shënjestër nga Ministria gjermane e Financave për shpenzimet tepër të larta të zyrës së saj në Bundestag, që i atribuohen asaj si ish-Kanc...

11:07

Analiza/ A po rikthehen diktaturat

Nga Sheri Berman, Foreign Affairs Në fillim të viteve 1980, studiuesi i njohur i demokracive Robert Dahl vuri re se "në pjesën më të madhe të botës, nuk ekzi...

21:13

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46