Flash

Gjermania: Të shqetësuar për atë që po ndodh në Kosovë

Lapsi.al 7 November 2022
Gjermania: Të shqetësuar për atë që po ndodh në

Gjermania ka shprehur shqetësimin pasi mosmarrëveshja për targat e automjeteve ka rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mund t’ju them se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin”, - tha të hënën Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.

"Apeli ynë urgjent për të dyja palët në konflikt është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani," - shtoi ajo.

Serbët e Kosovës janë tërhequr nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në shenjë proteste ndaj vendimit të Prishtinës për zëvendësimin e targave të lëshuara për serbët nga autoritetet serbe me targa të Republikës së Kosovës.

Prishtina thotë se do të fillojë të shqiptojë gjoba këtë muaj për shoferët serbë që përdorin targa të vjetra të para-pavarësisë dhe do të konfiskojë automjetet me numra të vjetëruar të regjistrimit pas 21 prillit 2023.

BE  dhe Gjermania ka kërkuar gjithashtu të dyja palëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Tensioni në Veri/ Serbët bojkotojnë dhe kërkojnë “Zajednicën”

Rama flet për Kosovën si burokrat Brukseli: “Vetëpërmbajtje dhe dialog”

Rama reagon për reciprocitetin për targat/ Ka një këshillë për Kosovën dhe një për Serbinë

 

Të këshilluara

PD shtyn afatin për Primaret

PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish. Në një njoftim të selisë blu thuhet se degë...

21:12

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Situata në Kosovë është e ndezur sërish. Vendimi i serbëve për të lënë institucionet në polici, pushtetin lokal, qeveri dhe parlament e ka kthyer edhe një herë ...

20:55

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI