Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Dakord me planin franko-gjerman, mirëkuptoj rezervat për Asosacionin

Lapsi.al 7 November 2022
Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: Dakord me planin franko-gjerman,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve që janë krijuar ditët e fundit në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë shqiptare, shkruan se i ka ndjekur me shqetësim të madh situatën e acaruar që është krijuar në Kosovë si dhe shton se duhet që të bashkohemi me qëndrimet që mban SHBA dhe BE.

Rama shkruan në 'Twitter', se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman. Ai bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog me Serbinë, në të kundërt do të humbasin aleatët.

POSTIMI I RAMËS:

Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI