Flash

Billie Eilish dhe artisti bëjnë daljen e parë publike si çift

Lapsi.al 7 November 2022
Billie Eilish dhe artisti bëjnë daljen e parë publike si

Billie Eilish bëri paraqitjen e saj të parë me të dashurin e ri Jesse Rutherford në LACMA Art + Film.

Billie dhe këngëtari kryesor i The Neighborhood pozuan të  veshur me pizhame ngjyrë bezhë  dhe me një batanije gjigante Gucci gjatë ngjarjes se cila u mbajt në Muzeun e Qarkut të Los Anxhelos të shtunën.

Debutimi i tyre erdhi disa ditë pasi zyrtarizuan lidhjen në Instagram. Këngëtarja e "Bad Guy" shkoi në platformë më 1 nëntor për të ndarë foton e tyre të parë mes festimeve të saj të Halloween.  Në foto, Eilish ishte e veshur si një foshnjë , ndërsa Rutherford u shndërrua në një burrë të moshuar. Por, ata u kritikuan nga fansat për kostumet. “Nuk mund të besoj se Billie Eilish dhe Xhessi Rutherford nuk u veshën për Halloween”, shkroi një fans në Twitter, duke u tallur me diferencën 10-vjeçare të çiftit. “Billie është e rritur mjaftueshëm për të ditur sa e çuditshme dhe e frikshme është kjo,” shkroi një tjetër.

Dyshja ndezën thashethemet për lidhje në mes të tetorit kur u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Anxhelos. Artistja ka qenë më parë në lidhje me reperin Brandon “Q” Adams dhe aktorin Matthew Tyler Vorce.  Ndërsa Jesse,në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson./Lapsi.al

Të këshilluara

Kim Kardashian "bën paqe" me Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po flasin sërish. Ata u panë duke biseduar në lojën e futbollit të djalit të tyre Saint, të mbajtur në stadiumin SoFi. ...

13:20

Eminem futet në Rock & Roll Hall of Fame

Eminem u fut së fundmi në Rock & Roll Hall of Fame. Reperi, u përfshi nga mentori i tij Dr. Dre - përpara se të shpjegonte pse nuk duhej të ishte atje. “...

12:12

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare. “Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpi...

13:45

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI