Flash

Berisha për pedagogët: Rrogat sa gjysma e pedagogëve në Kosovë, e papranueshme

Lapsi.al 7 November 2022
Berisha për pedagogët: Rrogat sa gjysma e pedagogëve në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Partia Demokratike, mbështet totalisht çdo hap dhe vendim të sindikatës se pedagogëve dhe çdo organizate që kërkon të drejtat e veta.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Berisha tha se nuk mund të pranojë një pedagog në Shqipëri të paguhet sa gjysma e pedagogëve në Kosovë.

Sali Berisha: Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën. E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama.

Pedagogët u rikthyen sot në auditore, pasi u tërhoqën nga vendimi për të bojkotuar procesin mësimor. Kreu i sindikatës, Aleksandër Kovaçi tha se kjo është e përkohshme, ndërsa protestat vazhdojnë.

Ditën e nesërme pedagogët kanë njoftuar protestën e katërt kombëtare në kampusin qëndror të Universitetit Politeknik. Pedagogët kërkojnë rritjen me 50% të pagave dhe nuk pranojnë vendimin e qeverisë për rritje me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga ai i universiteteve.

Të këshilluara

Grabitet dyqani i telefonave në Vlorë

Një dyqan telefonash është grabitur në qytetin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka rënë 'pre' një dyqan telefonash i gjendur në bulevardin “Ismail Qem...

09:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI