Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani

Lapsi.al 7 November 2022
Berisha: Ditmir Bushatin e shkarkoi Erdogani

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ndikimin e Turqisë në vendin tonë. Ai thotë se ishte Erdogani që ka ndikuar në vendime të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Sipas tij, edhe shkarkimi i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është bërë me urdhër të Erdogan. “Po pse iku Ditmiri? Kush e shkarkoi? Sepse kërkuan ata”, tha Berisha në një intervistë në Vizion+.

Ai deklaroi se Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira si dy shtete partnere. Por shtoi se Ankaraja nuk duhet ta shohë vendin tonë si një provincë të saj.

“Kam qenë shumë serioz e kam punuar gjithë jetën për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë. Edhe do punoj. Por kurrë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj. Si e ndieja veten unë sot para fëmijëve që iu mbylli kopshtin Edi Rama me turpin e tij?

Nëse Erdogan nënkupton marrëdhëniet me Shqipërinë si me një provincë të dikurshme të ish-Perandorisë, kjo është vetëm dëmtim serioz i marrëdhënieve. Dhe unë deklaroj që PD nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë dhe cenimin e sovranitetit”, - u shpreh Berisha.

LEXO EDHE: Misteri i takimit 3-orësh mes Ramës dhe Erdogan

Rama me Erdogan, pasi i vuri drynin kolegjit turk në Tiranë

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Të këshilluara

PD shtyn afatin për Primaret

PD njoftoi sot se ka shtyrë afatin për të garuar në primaret e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish. Në një njoftim të selisë blu thuhet se degë...

21:12

Situata në Kosovë, Majko kundër Ramës

Situata në Kosovë është e ndezur sërish. Vendimi i serbëve për të lënë institucionet në polici, pushtetin lokal, qeveri dhe parlament e ka kthyer edhe një herë ...

20:55

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI