Flash

Backstreet Boys, homazh artistit Aaron Carter

Lapsi.al 7 November 2022
Backstreet Boys, homazh artistit Aaron Carter

Nick Carter u pushtua nga emocionet në performancën e tij të parë me Backstreet Boys pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij më të vogël, Aaron Carter.

"Ne  humbëm një nga anëtarët e familjes sonë dje," tha Richardson menjëherë pasi grupi këndoi "No Place". Një video montazh i anëtarëve të familjes së grupit u shfaq në ekran, me pamjen e fundit që tregonte një foto të vëllait të vogël të Nick-ut së bashku me "Aaron Carter 1987-2022".

"Ne thjesht donim të gjenim një moment në shfaqjen tonë për të folur për të.  Vëllai i vogël i Nick, Aaron Carter, vdiq dje në moshën 43 vjeçare," vazhdoi Richardson, duke ngatërruar gabimisht moshën reale të Aaron-it, 34 vjeç. "Ne do të donim t'ia kushtonim këtë këngë atij. Padyshim që do të na mungojë vëllai," tha Howie Dorough. "U prehtë në paqe." Grupi më pas këndoi hitin e tyre të vitit 2013, "Breathe".

 

Aaron dhe Nick kishin një marrëdhënie sfiduese, e cila shpesh shfaqej publikisht në debate të ndryshme në Twitter.  “Edhe pse unë dhe vëllai im kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë”, shkroi anëtari i Backstreet Boys. “Gjithmonë kam mbajtur shpresën se ai një ditë do të ecte në një rrugë të shëndetshme. Të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë.

"Ndonjëherë ne duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje.Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë këtu. Do të më mungojë vëllai im më shumë se çdokush tjetër. Të dua Chizz. Tani më në fund mund të kesh paqen që nuk munde ta gjesh këtu në tokë. Të dua vëlla i vogël."/Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Robert Berisha: Mos u ktheni me ish-at

Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran në një rrëfim ndryshe, ku zbuloi shumë nga jeta e saj private. E ftuar në “Më Lër Të Flas”, disa kohë më parë, N...

16:49

Kim Kardashian "bën paqe" me Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po flasin sërish. Ata u panë duke biseduar në lojën e futbollit të djalit të tyre Saint, të mbajtur në stadiumin SoFi. ...

13:20

Eminem futet në Rock & Roll Hall of Fame

Eminem u fut së fundmi në Rock & Roll Hall of Fame. Reperi, u përfshi nga mentori i tij Dr. Dre - përpara se të shpjegonte pse nuk duhej të ishte atje. “...

12:12

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI