Flash

Arrestimi i radikalistit në Tiranë/ Motra: Ai nuk vuan nga asnjë problem mendor

Lapsi.al 7 November 2022
Arrestimi i radikalistit në Tiranë/ Motra: Ai nuk vuan nga asnjë

Familjarët e 50-vjeçari Xherxh Laçi, i cilësuar si radikalist nga policia, kanë reaguar për mediet pas arrestimit të tij. Sipas motrës së Laçit, 50-vjeçari nuk vuan nga asnjë problem mendor. Ajo shton se Xherxhi nuk ishte i dhunshëm, pavarësisht se në një dëshmi para policisë bashkëshortja dhe fëmijët e Xherxhit kanë pranuar se ai i dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Motra shton se i vetmi problem me të cilin përballet Laçi dhe familja e tij është ai ekonomik.

Fjala e motrës së Laçit:

“Të lirohet e t’i gjejnë Xherxhit një punë të lehtë, roje ta çojnë. Të çoje fëmijët në shkollë. Gruan t’ja fusin në një punë, pastruese në bashki a kudo. A ka shtet apo jo? Ti marri se ka punë plot. Problemet janë të qeverisë se ka dhënë urdhër të prishë shtëpinë. Xherxhi nuk është i sëmurë, është me diabet. Asnjë sëmundje tjetër nuk ka. Trutë fiks fare i ka. Të shkojnë të arrestojnë doktorin. Pse nuk i jep pension Xherxhit? Gruan e fëmijët nuk i ka dhunuar, në asnjë mënyrë. S’është e vërtetë. Pretendojnë se duan të dalin e të bredhin rrugëve. Nuk i ka mbajtur as ngujuar. Nuk ka mundësi Xherxhi t’i çojë në gjimnaz. Xherxhi ka mbaruar shkollën e lartë, profesor është. Ai është njish, i marrtë të keqen kush e shan”, tha motra.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/WhatsApp-Video-2022-11-07-at-1.51.38-PM-1-2-1.mp4"][/video]

Kanë qenë komshinjtë që lajmëruan policinë pasi dyshonin se Xherxh Laçi mund të kishte dhunuar familjarët. Pasi ka mbërritur policia, Laçi është shprehur se jetojnë në kushte të veshtira ekonomike. Më pas është mësuar se Laçi kishte ngujuar bashkëshorten e tij për 6 vite me radhë në zonën e '5 Majit’ në Tiranë. Prej 1 viti, 50-vjeçari ngujoi edhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk i kishte lënë të vazhdonin gjimnazin. Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t'u falur.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI