Flash

Vranësira dhe reshje shiu, surprizat e motit për të dielën

Lapsi.al 6 November 2022
Vranësira dhe reshje shiu, surprizat e motit për të dielën

Mbetet në mbizotërimin  e vranësirave të shpeshta vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit, ku më të dukshme vranësira do të jenë në zonat Lindore. Sipas MeteoAlb, parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime herë pas here duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore reshjet do të jenë më të shumta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në të gjithë Kosovën, ku vranësirat do të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit. Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të shpeshta duke gjeneruar dhe rrebeshe shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e motit të vranët, i cili do të gjenerojë herë pas here reshje shiu në të gjithë territorin. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat Jugore, ku do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra.

Rajoni dhe Europa

Mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere do të jetë Qendra dhe Veriu i kontinentit. Europa Lindore do të ketë mot të vranët dhe  reshje dëbore. Ndërsa Gadishulli Iberik do jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI