Flash

Taylor Swift reagon ndaj dokumentarit të Selena Gomez

Lapsi.al 6 November 2022
Taylor Swift reagon ndaj dokumentarit të Selena Gomez

Taylor Swift ka reaguarndaj dokumentarit të Selena Gomez, My Mind & Me.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram, ajo ndau një pamje paraprake të dokumentarit."Shumë krenare për ty". "Të dua përgjithmonë", shkroi artistja në postim.

Dokumentari, i drejtuar nga Alek Keshishian, përfshin gjashtë vitet e fundit të jetës së këngëtares. Ai jep një vështrim intim në luftën e saj me shëndetin mendor, problemet e imazhit të trupit dhe shpërthimet e dhimbshme të lupusit.  "Jam disi e frikësuar. Shumë njerëz do të shohin gjithë këtë anë tjetër timen. Shpresoj që atyre t'u pëlqejë'," i tha ajo Kelly Clarkson në emison. Ndërkohë, në një intervistë me Rolling Stone të enjten, këngëtarja foli për marrëdhënien e saj me muzikanen e Midnights.

“Unë kurrë nuk përshtatesha me një grup të lezetshëm vajzash që ishin të famshme”, tha këngëtarja. "Mikja e vetme në industri është Taylor Swift. Kështu që mbaj mend që ndjehesha sikur nuk i përkisja."

Swift dhe Gomez u panë për herë të parë duke u shoqëruar në gusht 2008 kur dolën për darkë me Joe dhe Nick Jonas, me të cilët respektivisht ishin në lidhje në atë kohë. "Ne në fakt u takuam së bashku me Jonas Brothers! Ishte histerike," tha Gomez për KISS FM UK në 2017. "Ishte e mahnitshme, sepse Taylor ishte vajza me flokët e mëdhenj kaçurrelë dhe të gjitha byzylykët dhe çizmet kauboj," u shpreh Selena përpara se të shtonte me shaka: "Ishte gjëja më e mirë që na ndodhi nga ato marrëdhënie." Selena Gomez: My Mind & Me tani po transmetohet në Apple TV+./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare. “Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpi...

13:45

Shakira dhe Pique zgjidhin mosmarrëveshjet

Gerard Pique dhe Shakira mund të kenë arritur një marrëveshje për të zgjidhur debatet e tyre të vazhdueshme që nga ndarja. Sipas revistës Vanitatis, pas një ...

11:38

Johnny Depp i jep fund lidhjes me avokaten

Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër The Sun në 2018. Lajmi u konfirm...

10:16

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI