Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ngujoi familjen për 6 vite me dhunë, ky është radikalisti (FOTO)

Lapsi.al 6 November 2022
Ngujoi familjen për 6 vite me dhunë, ky është radikalisti

Një histori e denjë për filmat thriller ajo që ka ndodhur në Tiranë, pranë bregut të Lumit, ku një grua bashkë me dy djemtë e saj ka qëndruar e ngujuar për 6 vite në banesë për shkak të prirjeve radikaliste të kryefamiljarit.

Xherxh (Gjergj) Laçi, 52 vjeç, u arrestua nga policia sot pas denoncimit për kërcënimin, dhunimin dhe ngujimin e bashkëshortes dhe dy djemve 15 dhe 17 vjeç, të cilët nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Mesohet se kanë qenë familjarët e gruas që kanë denoncuar në polici 52-vjeçarin duke treguar atë që po ndodhte.

Kur policia ka mbërritur në banesën e familjes Laçi, mësohet se gruaja iu ka kërkuar djemve të largohen pas, e terrorizuar për atë që mund të ndodhte. Më pas ka qenë ajo vetë që iu ka treguar armët e përdorura nga bashkëshorti dhe dhunën e pësuar për vite me radhë. Siç shihet nga fotot e publikuara nga policia, 52-vjeçari përdorte thikat për t’i kërcënuar, teksa i dhunonte gruan dhe djemtë me thupra e rrip për të mos i lejuar të dilnin jashtë.

Ata jetonin në një shtëpi pa energji elektrike, pa ujë të pijshëm dhe pa televizor në kushte të mjerueshme, teksa kryefamiljari që sipas policisë ishte me prirje radikale i kishte izoluar dhe nga drita e diellit, duke i mbyllur dritaret për të mos parë jashtë.

[video width="460" height="344" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/radikali.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI