Flash

Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Lapsi.al 6 November 2022
Ndahet nga jeta këngëtari Aaron Carter

Këngëtari, Aaron Carter ka ndërruar jetë në moshën 34 vjecare.

“Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet i pavetëdijshëm këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Palmdale, CA,” tha përfaqësuesi i tij për Page Six.

“Familja është njoftuar dhe do të fluturojë për në Los Angeles. Aaroni punoi shumë deri në fund të jetës së tij në rimëkëmbje. Për të qenë një baba i mirë dhe për t'u afruar me familjen e tij."

Burime të shumta i thanë TMZ se trupi i Carter u gjet në vaskën e tij. Shkaku zyrtar i vde*jes është i panjohur derisa të përfundojë autopsia dhe raporti i mjekëve.

Aaron u bë i famshëm  në fund të viteve '90 me hitet si "I Want Candy", "Aaron's Party" dhe "That's How I Beat Shaq". Ai ishte gjithashtu i njohur si vëllai më i vogël i anëtarit të Backstreet Boys, Nick Carter. Megjithatë, ndërsa aktori u rrit,  jetoi një jetë të ndërlikuar të rrethuar nga problemet me substancat dhe shëndetit mendor. Kohët e fundit në shtator, ai zbuloi se ishte regjistruar "vullnetarisht" në një qendrë rehabilitimi në mënyrë që të merrte kujdestarinë e djalit të tij, Prince, i cili është 11 muajsh. Aaron dhe e fejuara e tij , Melanie Martin, mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor 2021./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Shakira dhe Pique zgjidhin mosmarrëveshjet

Gerard Pique dhe Shakira mund të kenë arritur një marrëveshje për të zgjidhur debatet e tyre të vazhdueshme që nga ndarja. Sipas revistës Vanitatis, pas një ...

11:38

Johnny Depp i jep fund lidhjes me avokaten

Johnny Depp thuhet se nuk është më në lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje kundër The Sun në 2018. Lajmi u konfirm...

10:16

Fatma dhe Alfio të ndarë apo jo

Prej ditësh përflitet për një ndarje të Fatma Methasanit dhe Alfio Rotanit. Por thashethemeve mesa duket mund ti ketë ardhur fundi. Megjithësi ata nuk kanë konf...

09:47

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI