Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“La Repubblica”: Moska ndez konfliktin në Kosovë

Lapsi.al 6 November 2022
“La Repubblica”: Moska ndez konfliktin në Kosovë

Edhe mediat italiane u kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve në veri të Kosovës. “Moska ndez konfliktin në Kosovë”, - e titullon gazeta italiane, “La Repubblica” shkrimin e saj.

Ajo nënvizon se shkruan se politikanët dhe policët serbë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste kundër Qeverisë së Kosovës dhe se për këtë “kryeministri akuzon Rusinë” dhe se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri”.

“Këtë herë shpërthimi është edhe më afër Italisë. Një zjarr mbi të cilin fryjnë me kokëfortësi emisarët e Kremlinit, me të njëjtin qëllim si për pushtimin e Ukrainës: të vihet në dyshim arkitektura e sigurisë në Europë e projektuar në tridhjetë vitet e fundit. Duke filluar nga ku filloi gjithçka: Ballkani. Serbët sot u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, ku u mbajt një tubim protestues i thirrur nga Lista Serbe.

Para zyrtarëve të kësaj partie, policët serbë të shtunën i zhveshën uniformat e Policisë së Kosovë. Sipas Listës Serbe, s’ka më asnjë serb në institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Parlamentin. Ky vendim erdhi pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga Serbia”, - shkruan “La Repubblica”.

LEXO EDHE: Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

“Përtej kufirit, Beogradi ka forcuar edhe dislokuar forcat e tij. Ato janë vënë në gatishmëri pasi kanë parë dronë të dyshimtë. Me pak fjalë, një shkëndijë mund të ndezë gjithë vendin. Kujt i intereson? Vetëm Rusisë. Në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për të mos bojkotuar institucionet, duke u bërë thirrje serbëve etnikë që "të mos bien pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike". Më pas ai akuzoi Beogradin: “Po bëhet instrument i Kremlinit”.

Në të njëjtat orë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq takoi ministrat e tij. Takoi patriarkun ortodoks Porfirije dhe ambasadorin rus dhe kinez për të diskutuar situatën në Kosovë. Një telefonatë i është kushtuar ambasadorit amerikan. Vuçiç tha se do të mbrojë "interesat jetike kombëtare" – shkruan “La Repubblica”. Më ajo pas bën edhe një përshkrim të situatës në Bosnje Hercegovinë.

“Duket sikur dora e historisë po kthehet mbrapa. Kjo duke rrezikuar ekuilibrat e ndërtuar me mundim pas konflikteve të ashpra dhe gjithmonë të varura fije të perit pa gjetur stabilitet të vërtetë. Por objektivi strategjik i Moskës është pikërisht pastrimi i hartave pas rënies së Murit të Berlinit, për të imponuar rolin e saj si një fuqi e madhe. Me çdo kusht” – e mbyll gazeta italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI