Flash

Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Lapsi.al 6 November 2022
Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka biseduar në telefon me shefin diplomacisë evropiane Josep Borrel.

Kurti gjatë kësaj bisede e ka informuar atë me ecurinë e qortimeve të lëshuara për targat serbe.

Ai tha se dialogu s’ka alternativë.

Kreu i Qeverisë thekson se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 qortime dhe s’ka pasur asnjë incident.

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, tha Kurti.

Gjatë së shtunës, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka njoftuar se pjesëtarët e këtij komuniteti do të largohen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Ai po ashtu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Të shtunën, gjithashtu një numër i pjesëtarëve pjesëtarët e policisë i zhveshën uniformat.

Sot u mbajt një prostestë në veriun e Mitrovicës e thirrur nga Lista e Serbe./Klan Kosova/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI