Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inzaghi pas humbjes: Golat e Juves mund të evitoheshin me 2 faulle

Lapsi.al 6 November 2022
Inzaghi pas humbjes: Golat e Juves mund të evitoheshin me 2 faulle

Nëse humbja ndaj Bayern Munich ishte pa dhimbje, 2-0 e pësuar nga Juventusi i djeg si ferri Interit. Simone Inzaghi “lëpin plagët e tij” pas humbjes në Allianz Arena. Është ndeshja e 5-të e madhe e humbur Serie A nga 5 të tilla.

"Kemi pasur një pjesë të parë të shkëlqyer pas së cilës nuk mund të shkonim në pushim 0-0. Keqardhja është se ishim paksa të përçarë. Gjithsesi mund të kishim shënuar me Lautaro Martinez. Futbolli i tillë është. Vitin e kaluar ndoshta fituam kur nuk e meritonim dhe sot përkundrazi nuk meritonim të humbnim 2-0.

Në fillim ishim shumë të nxituar. Pas 1-0 u përçamë dhe u rrëzuam. Duhet të punojmë më shumë me detajet për të gjetur vazhdimësinë. Për golat e pësuar, janë të dy në kundërsulm. Mund të kishim bërë 2 faulle. Një ekip si i yni nuk mund të mos i ndalojë ato veprime" - tha trajneri.

Për momentin, sipas Inzaghit, distanca prej 11 pikësh nga Napoli është pothuajse dytësore në krahasim me urgjencën për t'u rikthyer menjëherë për të rikuperuar pikë.

“Kjo humbje dhemb për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe të momentit. Tani duhet të jemi të fokusuar në mënyrën më të mirë dy javët e ardhshme” – tha Inzaghi. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Derbi/ Juventus ndal Interin dhe e parakalon në renditje (shikoni golat)

Të këshilluara

Pedagogët i japin fund bojkotit të mësimit

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë njoftoi paditen e së dielës se ka vendosur t’i japë fund bojkotit të mësimit. Në një deklaratë të shpërnd...

19:03

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI