Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

I shpëtoi atentatit para 3 muajsh, gjendet i vdękur në banesën e tij 46-vjeçari

Lapsi.al 6 November 2022
I shpëtoi atentatit para 3 muajsh, gjendet i vdękur në banesën e

46-vjeçari Admir Bejo është gjetur sot i vdekur nga familjarët në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës. Pikërisht në rrugicën e shtëpisë në këtë lagje, në 13 gusht 2022 Admir Bejo u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga një kalimtar që njoftoi asokohe policinë.

Bejo u transportua fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi autorin e plagosjes, që rezultoi të ishte komshi me Bejon dhe se e kishte qëlluar për shkak të një borxhi të papaguar.

Por edhe pse i shpëtoi atentatit të 3 muajve më parë, Admir Bejo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe dyshimet e para të policisë janë “konsumimi i një mbidoze lëndësh narkotike”. Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Bejo njihej në qytet si përdorues i rregullt prej vitesh i lëndëve narkotike, ndërkohë që burimet policore bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Admir Bejo nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë shqiptare.

Në vitin 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Atentati ndaj këtyre të fundit u krye rreth orës 8:00 të mëngjesit, teksa dy vëllezërit ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.

Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Pas atentatit policia konfirmoi se një nga pistat e hetimit ishin konfliktet e vjetra për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej me shume se një viti me vëllain e Admir Bejos, Ilia Bejon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI