Flash

I dënuar me 25 vite burg, arrestohet në SHBA shqiptari i shumëkërkuar

Lapsi.al 6 November 2022
I dënuar me 25 vite burg, arrestohet në SHBA shqiptari i

Lulzim Sinaj, 40 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtare është arrestuar në SHBA me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit -Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Washington, USA, në koordinim nga DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë e mundur kapja në SHBA dhe ekstradimi drejt Shqipërisë, i një shtetasi të dënuar me 25 vjet burgim.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga New York, USA, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Lulëzim Sinaj, 40 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Giyqësor Fier, në vitin 2021, e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij).

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Falënderojmë ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për koordinimin dhe ndërlidhjen mes Interpol Tirana dhe agjencive ligjzbatuese përgjegjëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI