Flash

Bojkoti serb në veri të Kosovës/ Japin dorëheqjen 4 kryetarë komunash

Lapsi.al 6 November 2022
Bojkoti serb në veri të Kosovës/ Japin dorëheqjen 4

Pas vendimit për largim nga institucionet e Kosovës, kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Përveç kryetarëve, janë dorëhequr edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe. Një ditë më parë, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot në orën 12 do të mbahet një takim i përgjithshëm publik.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç.

Ky i fundit ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në Kosovë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI