Flash

Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi

Lapsi.al 6 November 2022
Aksidentoi për vdekje 70-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes,

Policia e Fierit ka zbardhur një aksident të ndodhur 4 ditë më parë në aksion rrugor “Fier-Vlorë.”Si pasojë e aksidentit humbi jetën 70-vjeçari Y.T, ndërsa shoferi i automjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.Pas 4 ditësh policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Fier – Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI