Flash

Selena Gomez si asnjëherë më parë, flet për mardhënien me Justin

Lapsi.al 5 November 2022
Selena Gomez si asnjëherë më parë, flet për

Selena Gomez dhe Justin Bieber janë padyshim një nga ish-çiftet më të komentuara ndonjëherë.

Ndonëse janë ndarë shumë vite më parë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, kujtojmë këtu që këngëtari është i martuar me Hailey Bieber, fansat sërish nuk i ndajnë nga njëri-tjetri.

Së fundmi, pas shumë kohësh Selena ka folur për ndarjen e saj nga Justin në vitin 2018, në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”.

Siç e ka thënë edhe tek kënga “Lose You To Love Me”, pronarja e “Rare Beauty” ndër të tjera u shpreh se duhet të ndodhte kjo që të rigjente veten.

“Gjithçka ishte kaq publike. Ndihesha e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte të shkonte. Pastaj thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë.

Ndjehesha sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të madhe ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka me një lëvizje, ishte vërtet konfuze. Por unë mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për më shumë se një dashuri të humbur. Unë jam duke mësuar të zgjedh veten time, të zgjedh jetën,”- u shpreh Gomez.

Kujtojmë që pak kohë më parë Selena pozoi e lumtur me Hailey Bieber në një event të përbashkët në Los Angeles. Këngëtarja më herët komentoi fotot që çmendën mbarë rrjetin.

Të këshilluara

Fatma dhe Alfio të ndarë apo jo

Prej ditësh përflitet për një ndarje të Fatma Methasanit dhe Alfio Rotanit. Por thashethemeve mesa duket mund ti ketë ardhur fundi. Megjithësi ata nuk kanë konf...

09:47

Gerard Pique habit me njoftimin e fundit

Gerard Pique ka habitur botën pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 35-vjeçare. Ai lëshoi një deklaratë duke informuar fansat se ndeshja e së shtunës ku...

15:22

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI