Flash

Rama ironizon PD: Është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit

Lapsi.al 5 November 2022
Rama ironizon PD: Është bërë si ato mallrat që ta kthen

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Krifca dhe Balla, ka takuar mëngjesin e së shtunës fermerët e Lushnjes. Teksa fliste para fermerëve, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike. Sipas tij, PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit.

“Zinxhiri i pikave të grumbullimit në Lushnje ka dhe një meritë shumë të madhe. Ka bashkuar komplet PS me PD totalisht. Sepse njerëzit këtu kanë kuptuar që politika është për pas pune, nuk mund të vijë politika të bëjë punën këtu e të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit dhe ata të PD po ia marrin atyre të PS dhe qeverisë së saj produktin.  Aq më tepër sot kur PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit...I shëndoshi PS këta demokratët i shëndoshi”, tha Rama ndër të tjera.

Të këshilluara

Fier/ Kamionçina merr flakë në ecje

Një automjet tip kamioncinë në Fier ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt elektrik. Sakaq grupi hetimor po punon për zb...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI