Flash

Rama akuza Berishës: Një vegël të Kremlinit e kemi të ulur në Partinë Demokratike

Lapsi.al 5 November 2022
Rama akuza Berishës: Një vegël të Kremlinit e kemi të

Në një takim me qytetarët, kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish çështjes së parave ruse në Partinë Demokratike. Rama akuzoi kryedemokratin Berisha se është një vegël në duart e Kremlinit.  Ai tha se Berisha ka pranuar 500 mijë dollarë nga Rusia me qëllim që të rrëzonte qeverinë në vitin 2017. Kreu i ekzekutivit hodhi tezën se një nga arsyet që SHBA ka vendosur të shpallë non grata Berishën mund të jetë dhe refuzimi i dosjes që ish-ambasadori Donald Lu i kishte çuar në zyrë në lidhje me dyshimet për financim rus në PD. Kryeministri akuzoi PD se në kohën e qeverisjes së tyre kanë bashkuar votat me Putinin kundër Kosovës në Këshillin e Europës.

Fjala e Edi Ramës:

Një vegël të Kremlinit e këmi të ulur këmbëkryq në Tiranë, në Partinë Demokratike. Nuk është më një tezë por një fakt që është shkruan në raportin e CIA-s. Pse duhet të paguante Kremlini 500 mijë dollarë Partisë Demokratike për të rrëzuar nga pushteti Partinë Socialiste? Ju kujtohet çadra? Si mbahet kjo çadra? Doli se çadra ishte dava ruse. Kur shikon që vjen dita që paguhet gjysëm milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë përmes Partisë Demokratike. Kjo nuk mund të jetë një rrufe në qiellll të pastër. Paska një lidhje me atë që ndodhi më parë që qeveria e PD bashkoi vullnetin dhe votën në Këshillin e Europës me partinë e Putinit për të goditur Kosovën. Kosova u godit nga ky bashkim votash, nga një lajm që mori gjithë mediat e botës si trafikantë organesh.

Vijmë tek kjo tjetra. Ju kujtohet kur non grata thoshte më erdhi Donald Lu dhe më solli atë të parave ruse dhe unë e refuzova si një thasheshim të Sorosit dhe Edvinit. Mos vallë ky refuzim të nxorri kaq hapur sa të erdhi non grata nga mbrapa. Se që SHBA-ja të nxjerri non grata një ish-kryeministër të një vendi anëtar të NATO-s duhet të ketë një arsye madhore. Dhe ai korrupsioni madhor që shkruhet aty, do të thotë se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtu vegël atje, janë bërë veglat bashkë. Kërkojnë ata që kërkon lufta e Putinit, që të ngrihen njerëzit dhe të rrëzojnë qeveritë e tyre. 

Një raport i inteligjencës amerikane ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, i cili është akuzuar shumë herë publikisht për dosjen ‘Muzin’.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI