Flash

PD i liston abuzimet kryebashkiakut të Vaut të Dejës: 870 mln lekë për blerje karburanti e lubrifikantësh

Lapsi.al 5 November 2022
PD i liston abuzimet kryebashkiakut të Vaut të Dejës: 870 mln

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka denoncuar Bashkinë e Vaut të Dejës për korrupsion, duke deklaruar se ka shpenzuar një shumë prej 870 milionë lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh.

Sipas Boçit “nga muaji shtator i vitit 2019, në Bashkinë Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë”.

Njoftimi i plotë:

Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe.

Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve.

Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.

Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi.

Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen.

Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve.

Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Referuar shkresës nr.

1846/1 prot. datë 11.04.2022 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr

Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç

Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë

Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat

Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel

Pastrim Kanali Kullues i Peshkut

Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel

Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës?

Kanale të para, të dyta dhe të treta të papastruara, të cilat janë dëshmi e qartë e abuzimit që ndodh në këtë bashki.

Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Në Partinë Demokratike, vijnë çdo ditë ankesa, denoncime të dhjetëra banorëve të Bashkisë Vau Dejës, ndaj kësaj administrate të zhytur në korrupsion, për punonjës, të cilët nuk njohin dhe shkelin çdo ditë ligjin, ndërkohë që operatorët ekonomikë kanë denoncuar pranë Partisë Demokratike për skualifikime të padrejta dhe nga ana tjetër kualifikimin e Ofertës më të lartë Ekonomike.

Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar, që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion.

Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës.

Të këshilluara

Vjosa Osmani lë spitalin pas operacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lënë spitalin ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjike. Këshilltari për mediat i presidentes, Bekim Kupina i ka thënë...

23:35

Kapen 3 shqiptarë me kokainë në Bruksel

Policia e Brukselit ka mësyrë në disa zona, në sajë të një aksioni antidrogë, ku si rezultat ka vënë në pranga tre shqiptarë. Një nga aksionet është bërë në një...

17:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI