Flash

Parashikimi i motit: Reshje shiu thuajse në të gjithë vendin

Lapsi.al 5 November 2022
Parashikimi i motit: Reshje shiu thuajse në të gjithë vendin

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash gjatë ditës së shtunë, ku dhe do të ketë reshje të konsiderueshme në vend. Pritet që reshjet të jenë në zona të izoluara me intensitet të lartë dhe mesatar. Më të dukshme shirat parashikohet të jenë në zonat Perëndimore dhe Veriore.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e dendura do të mbizotërojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorine MV. Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet deri mesatar herë pas here, ku më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë kufirit me territorin Shqiptar.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Po ashtu pjesa më e madhe e Europës Jugore do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjelli rrebeshe shiu. Ndërsa në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm paraqitet Europa Jugperëndimore, Brigjet e detit të Zi dhe Lindja e kontinentit.

 

Të këshilluara

Fier/ Kamionçina merr flakë në ecje

Një automjet tip kamioncinë në Fier ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt elektrik. Sakaq grupi hetimor po punon për zb...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI