Flash

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, Osmani del nga spitali

Lapsi.al 5 November 2022
Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, Osmani del nga spitali

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë nga spitali të premten mbrëma. Fatmirësisht, Osmani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina. Ai shtoi se ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj. Aty po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.

Më 3 nëntor zyra e presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kryer një nderhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese.”, thuhej në njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI