Flash

I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet 37-vjeçari shqiptar nga Greqia

Lapsi.al 5 November 2022
I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet 37-vjeçari shqiptar nga Greqia

Një 37-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Mësohet se është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç. Brahimi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B. Po ashtu ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

Të këshilluara

Fier/ Kamionçina merr flakë në ecje

Një automjet tip kamioncinë në Fier ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Bëhet me dije se shkak është bërë një defekt elektrik. Sakaq grupi hetimor po punon për zb...

14:17

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI